Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u hetuar rasti i bashkëjetesës së dy të miturve, të cilët po bashkëjetonin së bashku, raporton Gazeta “Enigma”.
Madje e mitura që është 16 vjeçare, është dërguar në spital pasi është shtatzënë.
Sipas PK-së, ajo e kishte pëlqimin e prindërve që të bashkëjetonte me të miturin tjetër.
“Lagjja 28, Fushë Kosovë 09.03.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare – e mitur, është dërguar në spital pasi që e njëjta ishte shtatzënë. Sipas viktimës, ajo me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e dy familjeve është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.