Futbollisti i njohur e konfirmon largimin nga Drita

Futbollisti i njohur e konfirmon largimin nga Drita

Sulmuesi i Dritës e ka konfirmuar largimin nga klubi gjilanas shkruan Gazeta Enigma.

Haxhimusa iu bashkua Dritës në verën e vitit 2018-të, kurse në këtë sezon nuk e ka bërë asnjë paraqitje për klubin gjilanas duke u stërvitur me juniorët e kësaj skuadre.

Sulmuesi nga Ferizaj përmes Facebookut ka bërë të ditur nga klubi i Dritës.

Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht më 28 maj se Haxhimusa ka arritur marrëveshje me Ferizajn, skuadër e cila do të bëjë gara në Superligë.

Ai pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet te skuadra e Ferizajt.

Njoftimi i plotë nga Betim Haxhimusa (pa ndërhyrje):

“Pershendetje,

Prej sezonit te ri nuk do te jem pjese e Fc Drita

Falenderoj te gjithe per bashkpunimin qe e patem gjate ketyre viteve

Falenderoj Presidentat, drejtorin ,trejnerat, ekonomin dhe gjithe lojtaret per kohet dhe sukseset qe i kaluam se bashku pergjate kohes sa isha pjese e ekipit.

Falenderoj tifozet INTELEKTUAL per perkrahjen qe ma dhane gjate kesaj kohe.

Jam i lumtur qe sa isha pjese e Fc Drites fituam tituj se bashku.

Faleminderit gjithe stafit per besimin e dhene gjate ketij rrugetimi.

Fc Drites i uroj suksese te tjera!

Me respekt Betim Haxhimusa !”.

SHARE.

Related Articles