Këtë të diel për FC Malisheva nis sezoni i ri në Superligën e Kosovës. Skuadra për të cilën aktivizohet Medin Bajrami, mbrojtësi i talentuar nga Maqedonia, e kishte shtyrë ndeshjen e parë kundër Ballkanit (9 gusht), pasi therrandasit ishin të angazhuar në Ligën e Konferencës së UEFA-s.
Kjo ka bërë që futbollistët e Malishevës të kenë kohë të mjaftueshme për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen ndaj Gjilanit, si mysafir.
Medin Bajrami, përforcimi më i madh i Malishevës në afatin kalimtar veror, flet për Open-TV në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm për startin e kampionatit për ekipin e tij.
24-vjecari do të debutoj për Malishevën dhe kjo do të jetë një përvojë e re për të.
“Po jemi mirë të përgatitur pr ndeshjen në fjalë, në stërvitje e kemi dhënë maksimumin dhe besoj se maksimalishtë të përgatitur e presim ndeshjen”.
“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Të gjithë në klub e presim me padurim ndeshjen për të vërtetuar punën që e kemi bërë në stërvitje”.
“Mund të them se na pret një ndeshje shumë e rëndë, pasi Gjilani e ka nis kampionatin me fitore. Pra do të jetë vështirë, por unë besoj se me angazhim maksimal mund të kthehemi me rezultat pozitiv”.
Gjilani-Malisheva do të takohen të dielën me fillim prej orës 17:00 në stadiumin ndihmës të Gjilanit.