Gjatë ndeshjes së klubit të futbollit Quimper-Kerfeunteun FC kundër VGA Bohars, këtë të diel, Antoine Viterale kishte veshur një bluzë në mbështetje të Ukrainës nën fanellën e tij.
Shkruhej “Paqe, jo luftë” e shkruar mbi një flamur ukrainas të vizatuar me stilolaps.
Autor i një goli dhe i rrëmbyer nga momenti i tij, ai hoqi pjesërisht fanellën për t’i treguar publikut përkushtimin e tij ndaj paqes.
Por ai mori menjëherë një karton të verdhë, pasi rregullat e futbollit nuk e lejojnë futbollistin të largojë fanellën e tij zyrtare.
Ky veprim i gjyqtarit u kritkua mjaft shumë, pavarësisht se ai vetëm ndoqi rregullat e lojës së futbollit.
/Gazeta Enigma/