Interi e mori një lajm të keq në ditët e fundit.
Njëri prej mesfushorëve kryesorë të ekipit, Marcelo Brozovic e pësoi një lëndim, me ç’rast do të mungojë për një kohë.
Mesfushori shqiptar insiston se do ta zëvendësojë denjësisht përfaqësuesin kroat në zemrës të mesfushës.
“Është mëkat që e kemi humbur Marcelon, një lojtar mjaft i rëndësishëm për ne. Por, nëse vjen radha ime, jam i gatshëm. Do të mundohem ta jap maksimumin”, deklaroi ish-futbollisti i Empolit për “Tuttosport”.
Asllani nuk e ka fshehur objektivin kryesor që e ka me Interin këtë sezon, e që është “Scudetto”.
“Natyrisht, ne besojmë, do të luajmë dhe luftojmë për ta fituar atë”, përfundoi futbollisti shqiptar.