Nuhiu: Luajtëm më dobët në pjesën e parë, duhet të foksuohemi në ndeshjet e ardhshme

Nuhiu: Luajtëm më dobët në pjesën e parë, duhet të foksuohemi në ndeshjet e ardhshme

Drita nuk arriti të marrë më shumë se një barazim me rezultat 0-0 ndaj Prishtinës, ndeshje e mbetur e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Gazeta Enigma.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se në pjesën e parë nuk mundnin ta luanin lojën e tyre.

Ai thotë se i kërkoi lojtarëve të tij që të dilnin përpara gjatë gjithë lojës.

“Në pjesën e parë, ne nuk mund të gjenim lojën tonë. Në pjesën e dytë pamë një ndeshje të fortë me shumë raste dhe kishim më shumë se Prishtina. Duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme. Unë kërkova gjatë gjithë lojës të dilnim në lojën tonë, jemi gjatë gjithë kohës me bar sintetik në stërvitje dhe ndryshon shumë kur luajmë në stadiume me bar natyral, megjithatë nuk duhet të arsyetohemi, këto janë kushtet”, tha Nuhiu.

Pas këtij barazimi Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë.

Ndërsa Drita në vendin e parë me 18 pikë.

Prishtina në xhiron e ardhshme luan si vendas ndaj Trepçës ’89.

Kurse, Drita e pret në shtëpi Drenicën.

Related Articles