Galatasaray bën gati ofertën milionëshe për Rashicën

Galatasaray bën gati ofertën milionëshe për Rashicën

Skuadra e Galatasaray duket se ka mbetur e kënaqur me performancën e Milot Rashicës gjatë ndeshjeve të fundit dhe është duke menduar blerjen e kartonit të sulmuesit kosovar.

Sipas mediumit turk “Hurriyet”, Galatasaray është e gatshme t’i paguajë 5.5 milionë euro për ta blerë kartonin e futbollistit të Norwich Cityt.

Rashica ndodhet në formë huazimi te Galata dhe gjatë shtatë ndeshjeve për skuadrën turke ai ka realizuar dy gola dhe ka ndihmuar në realizimin e një goli me asistim.

Trajneri Okan Buruk e ka dhënë dritën jeshile dhe negociatat mund të nisin në ditët në vazhdim.

Rashica ka kontratë me Norwich Cityn deri në vitin 2024, mirëpo edhe ai është shprehur i lumtur me atmosferën në ekipin nga Stambolli.

Në rast se Norwichi nuk do të arrijë të kalojë në Premier League sezonin e ardhshëm, gjasat që Rashica të mbetet në Stamboll janë të mëdha.

Related Articles