Galatasaray është befasuar të enjten mbrëma në çerekfinale të Kupës së Turqisë.
Skuadra e madhe turke u mposht 2:0 në shtëpi nga Karagumruku, që ka avancuar në gjysmëfinale, ku do të takohet me Trabzonsporin.
Marcao e shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e gjashtë, kurse Ryan Mendes realizoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Frederic Veseli e kompletoi ndeshjen në mbrojtje te skuadra e Karagumrukut.