Gani Geci reagon ashpër, thotë se PDK e VV po bashkohen kunder familjes Geci

Gani Geci reagon ashpër, thotë se PDK e VV po bashkohen kunder familjes Geci

Gani Geci ka reaguar ashpër ndaj VV-së dhe PDK-së, duke thënë se u bashkuan kundër një familjeje.

Ai tha se “të bëhen bashkë krejt komunistët nga Prishtina në Rusi”, duke thënë se mirë që po bëheni bashkë.

“Reagim kundër  të gjithë atyre që u bashkun kundër një familje .Bëhuni bashkë, kapuni dore për dore të gjithë: Albini, Hashimi, Glauku, Karcelli maca e kuca  krejt LVV-ja e PDK-ja. Shkoni, birësohuni te Haxhi Polari, krejt një nga një; bëhuni bashkë krejt komunistët prej Prishtine deri në Rusi.se une kam thënë qysh para shumë vitësh dhe po e përsëris prapë se ju, LVV, jeni pjellë e PDK-së me emrin LVV”, tha Geci ndër tjerash.

Kujtojmë se deputeti Fatos Geci shprehu dëshirë në Kuvendin e Kosovës për burgimin e përhershëm të Hashim Thaçit.

Më pas Nehat dhe Gani Geci deklaruan se fjalimin ia kanë shkruar Fatos Gecit.

Por deputeti Geci tha se këto janë spekulime, ndërsa babai i tij Halil Geci deklaroi se sulmet ndaj Fatos Gecit janë ndaj Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës.

Related Articles