Policia interviston arsimtarin që ekspozoi thikën në klasë 

Policia interviston arsimtarin që ekspozoi thikën në klasë 

Në Stacionin Policor në Rahovec, të enjten është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit mësimdhënësi Kujtim Gashi, pasi dyshohet se brenda një klase në një shkollë të këtij qyteti, ka manipuluar me një thikë xhepi.

Rasti, i cili kishte ndodhur më 2 prill të këtij viti, sipas Policisë, është bërë publik pasi veprimi i tij ishte incizuar dhe videoja është shpërndarë në internet,

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se, në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

I dyshuari, sipas policisë, është liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles