Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyren e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka dhënë detaje për takimin me drejtorin AKI-së, Petrit Ajetin, raporton Gazeta “Enigma”.
Musliu tha se me Ajetin kanë diskutuar për incidentin e alpinistëve në veri si dhe për qarkullimin e një dokumenti i quajtur “non-paper”.
“Kishim takim njoftues me drejtorin e ri të AKI-së, por gjithsesi pati edhe pyetje që parashtruam unë dhe anëtaret e Komisionit. Vlen të ceket se dy nga pyetjet e parashtruar ishin: informacione rreth incidentit me alpinistët në veri të Mitrovicës dhe poashtu e pyetjen se a ka njohuri rreth një sekreti publik që është diskutuar jo vetëm në qarqet e brendshme po edhe ato ndërkombëtare, pra ‘non-papers’ që është diskutuar mjaftë”, është shprehur ajo.
Me Ajetin, anëtarët e këtij Komisioni do të takohen edhe pas disa ditësh.
“E lamë takim të radhës pas disa ditësh po shpresoj shumë që e kemi filluar mbarë dhe uroj që të kemi bashkëpunim si komision dhe të jemi në krye të detyrës që të japim maksimumin sa i përket mbikëqyrës dhe kontrollit demokratik të këtij agjencinë, presim bashkëpunim edhe nga drejtori”, ka shtuar ajo