Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar 12 kandidatë që ishin certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së me ç’rast u bë zëvendësimi i tyre me kandidatë të tjerë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Klankosova.tv dha detaje rreth tij
“Në fillim të mbledhjes, KQZ mori disa vendime për decertifikim të kandidatëve që më herët ishin certifikuar nga KQZ dhe zëvendësimin e tyre me kandidatë të tjerë. Për këtë, KQZ mori vendime të veçanta, si në vijim: – Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 3 kandidatëve tjerë nga Lëizja Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 2 kandidatëve tjerë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikim e 3 kandidatëve nga GUXO për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve nga Alternativa për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Bashkimi Demokratik për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Kosovski Savez për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Koalicija VAKAT për Zgjedhjet Lokale;”, tha ai.