Garda Kombëtare e Iowa-s e hapur për bashkëpunim me FSK-në

Garda Kombëtare e Iowa-s e hapur për bashkëpunim me FSK-në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova po vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak përmes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Garda Kombëtare e Iowa-s, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar vizitën e një grupi të ushtarakëve të saj në Kosovë.

“Eprorët e tanë të lartë ushtarak po vizitojnë Kosovën në përpjekjen tonë të përbashkët dhe të vazhdueshme për stabilitet rajonal”, njoftohet në postim.

Pjesëtarët e FSK’së në kuadër të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë mbajtur para dy ditësh punëtorinë për mbrojtje kibernetike.

Postimi i tyre në Twitter.

Related Articles