Davide Frattesi është njëri nga zbulimet e sezonit në elitën e futbollit italian Serie A.
Mesfushori i talentuar italian është duke bërë një sezon të madh me fanellën e Sassuolos dhe ka zgjuar intersimin e skuadrave më të mëdha italiane.
22-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit qendror ka zhvilluar 19 ndeshje ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.
Il Messaggero ka raportuar se ka një garë mes tri klubeve të mëdha italiane Romës, Interit dhe Milanit për t’i siguruar shërbimet e lojtarit.
Në fakt Frattesi ka qenë edhe më parë pjesë e Romës, por në vitin 2017 u shit për te Sassuolo për pesë milionë euro.
Reprezentuesi i Italisë U21 është duke shkëlqyer derisa vlera e tij është rritur në rreth 15 milionë euro këtë edicion.
Gjithnjë sipas gazetës italiane, tri klubet e mëdha italiane pritet të bëjnë oferta për lojtarin gjatë janarit. /Gazeta Enigma.