Garë e nxehtë për kryetar të FFK-së, të gjithë kundër Agim Ademit

Garë e nxehtë për kryetar të FFK-së, të gjithë kundër Agim Ademit

Federata e Futbollit e Kosovës pritet të ketë zgjedhje për kryetar të ri brenda muajve të ardhshëm. Më saktësisht zgjedhjet në FFK priten të mbahen më së largu deri në korrik të këtij viti.

Agim Ademi, Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës pritet të ketë më së shumë se pesë kundërkandidat për ta marrë drejtimin e FFK-së, shkruan Gazeta Enigma.

Ademi e kishte marrë drejtimin e FFK-së më 6 korrik të vitit 2018 pas vdekjes së Fadil Vokrrit. Ai ishte zgjedhur kryetar i FFK-së pa asnjë votë kundër.

Deri tani kandidimin për kryetar të FFK-së e kanë bërë zyrtare Remzi Ejupi, Nexhat Dumnica, Bekim Shotani dhe Arjanit Ahmeti. Kurse, mundësinë hapur për të kandiduar e kanë lënë Afërdita Fazlija dhe djali i Fadil Vokrrit, Gramozi.

“Duhet të gjitha klubet te ulemi dhe të vendosim një njeri dhe jo rajonet qe kane vendosur qe 30 vite. Jam duke punuar me një ekip nderkombëtar, jam duke punuar dhe ajo do t’i prezantohet të gjitha klubeve. Unë jam i dënuar, sepse kam kritikuar, kritikat duhet të merret si këshille dhe jo të denohet. Aksionarët nuk duhet të dënohen, por duhet t’i ndihmojmë”, e kishte konfirmuar kandidimin e tij Remzi Ejupi në RTV Dukagjini.

Në prill të vitit 2021, Bekim Shotani e kishte konfirmuar se do të garojë për të parin e FFK-së.

”Unë Bekim Shotani trajner i futbollit do të kandidoj për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës”, kishte shkruar Shotani në Facebook.

Bekim Shotani

Ish-kryetari i Llapit, Nexhat Dumnica ka deklaruar se nuk është tërhequr për garën e të parit të FFK-së.

“Kandidaturën e kam shpallur. Jam duke punuar dhe duke e hartuar planin punues për mandat katërvjeçar. Unë nuk ju shkoj njerëzve me ua mbledh nënshkrimet. Planprogrami im është afër përfundimit. Unë shkoj nëpër regjione dhe e prezantoj projektet, planin tim. Kandidatura ashtu siç jam deklaruar publikisht”, ka konfirmuar Nexhat Dumnica.

Nexhat Dumnica

Trajneri i futbollit, Arbnor Morina në një bisedë për Gazetën Enigma se mundet të kandidoj gjithkush, vetëm duhet t’i ketë programet.

“E drejt me kandidu është e gjithkujt, por tasht kush fiton duhet me e pa, me i pas programet përpara edhe me vendos për kryetarin e ri”, ka thënë Morina për “Enigmën”.

Arbnor Morina

Ndërkaq, analisti dhe trajneri i futbollit, Afrim Toverlani ka thënë për Gazetën Enigma, se nuk ka me pas vota për të gjithë kandidat që po ia mësyjnë garës për kryetar të FFK-së.

“Qysh po e shohë unë sa kandidët janë bo nuk ka me pas vota për të gjithë mjaftueshëm”, ka thënë Afrim Toverlani.

Në zgjedhjet për kryetar të FFK-së duhet të marrin pjesë 59 delegatë. Nënshkrimet e 15 prej tyre janë kusht për kandidim, që do të thotë se nuk pritet të mund të kandidojnë më shumë sesa tre kandidatë./GazetaEnigma/

Related Articles