Analisti politik, Dardan Gashi, ka komentuar ndryshimin e renditjes së Hykmete Bajrami në listën e Lidhjës Demokratike të Kosovës për deputetë, duke e cilësuar atë si një nga figurat më aktive të opozitës në legjislaturën e kaluar.
Gashi, në “Debat Plus” tha se Bajrami ka qenë sipas tij, deputetja numër një e opozitës, jo vetëm për LDK-në, por edhe për partitë tjera opozitare, duke ngritur vazhdimisht çështje që kanë prekur qytetarët.
Sipas tij, mënyra se si partia vendos renditjen në listë përbën një formë respekti ose mosrespekti ndaj figurave politike dhe kontributit të tyre.
“Hykmete Bajrami ka qenë deputetja numër një sa i përket opozitës, ka luajt rolin edhe për partitë tjera jo vetëm për LDK-në për ngritjen e zërit për tema që kanë prekur qytetarët dhe kjo në mënyrën e saj i ka ngritur çështjet si të energjisë e tema ekonomike – tash është shprehje respekti dhe e mosrespekti mënyrën se si partia e rendit në listë. Nuk e di si ka me qenë renditja e Hykmete Bajramit në listën e LDK-së, por kam dëgjuar se do të jenë disa zonja para saj edhe sa herë ka folur Hykmete Bajramit në Kuvend dhe çfarë aktiviteti ka pas në Kuvend dhe e bën krahasimin me këto zonjat tjera se diqysh duhet me u mat pse ndryshon renditja. Për mendimin tim Hykmete Bajrami ka qenë shembull jo vetëm për LDK-në, por për gjithë opozitën se si një deputete e opozitës vepron, me ngrit tema dhe si këto zonjat tjera që do të jenë para saj që nuk mbaj mend ndonjë aktivitet të tyre”, u shpreh Gashi.
Kujtojmë se edhe pse kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit zyrtar, partitë politike vazhdojnë të mos i dorëzojnë në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve listat finale të kandidatëve për deputetë.
