Gashi nga LDK, paralajmëron veprime për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Gashi nga LDK, paralajmëron veprime për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, paralajmëroi se do të nisin veprime për rrëzimin e qeverisë Kurti në vjeshtë.

Pas shkuarjes në pushim veror të Kuvendit, Gashi tha se Kosova nuk mundet ta përballojë një qeverise të tillë, siç tha me skandale të njëpasnjëshme dhe nën sanksione ndërkombëtare.

Megjithatë, Gashi tha se do të shohin a do të ketë edhe deputetë të LVV-së që do të votojnë mocionin e mosbesimit në vjeshtë.

Ai kritikoi pushtetin se qëllimisht sot e dështuan seancën për t’ia pamundësuar opozitës të diskutojë për “skandalet e qeverisë Kurti”.

Related Articles