Gashi: VV thotë se i kam numrat për Qeveri, por jo edhe për Albulenën

Gashi: VV thotë se i kam numrat për Qeveri, por jo edhe për Albulenën

Depueti i betuar nga radhët e LDK-së Arben Gashi, ka folur pas dështimit të 21-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai para mediave deklaroi se Albulena Haxhiut, suksesin ia mundëson partia e saj.

“Suksesin ia mundëson partia e vet e cila po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën. Mendoj se është degraduese dhe e panevojshme si gjuhë e tillë”, deklaroi Gashi.

Gashi theksoi se duhet të formohen sa më shpejt institucionet ose të shkohet në zgjedhje. /Gazeta Enigma/

Related Articles