Gati gjysma e vendvotimeve të numëruara për kandidatë, procesi po vazhdon në 26 komuna të tjera

Gati gjysma e vendvotimeve të numëruara për kandidatë, procesi po vazhdon në 26 komuna të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi ditën e djeshme se janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533 nga procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë deri në orën 16:00.

Nga KQZ-ja është bërë e ditur edhe se numërimi i votave ka përfunduar në 9 qendra komunale. Ndërsa nga ora 16:00, filloi procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës.

Aktualisht procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 komuna.

Njoftimi i plotë:

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 15 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Më 15 shkurt, në orë 16:00, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës.

Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.

Related Articles