Po bëhet gati një vit që futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka nuk njeh asnjë humbje në nivel klubesh, në të gjitha garat.
Sezoni historik i Bayer Leverkusen me 49 ndeshje pa humbje deri tash, nënkupton se edhe mesfushori nga Kosova është i pamposhtur këtë sezon.
31-vjeçari kosovar iu bashkua Leverkusenit në verën e vitit të kaluar, teksa vlerësohet si një nga më meritorët për arritjen e ekipit.
Kapiteni i Zvicrës është paraqitur në 46 ndeshje deri tash. Përveç tjerash, ka kontribuar me dy gola e tre asistime gjithashtu.
Bayer Leverkuseni ka fituar titullin e kampionit në Bundesligë, teksa ka gjasa për ta mbyllur sezonin me tripletë, pasi është në finale të Ligës së Evropës dhe Kupës së Gjermanisë.