Lionel Messi e ka fituar për herë të shtatë në karrierë “Topin e Artë” si askush tjetër më parë, me Cristiano Ronaldon që e ndjek me pesë sosh.
Këtë vit, sulmuesi argjentinas fitoi betejen më sulmuesin polak të Bayern Munchen, Robert Leëandoëski i cili ka bërë një super edicion, në fakt është disati radhazi dhe nëse pandemia nuk do ta kishte anuluar ceremoninë vitin e kaluar ai këtë herë do të ishte pranë të dytit.
Për fat të keq, polaku vazhdon të mos ketë asnjë, pasi në një diferencë prej 33 pikësh e la atë në vendin e dytë.
Të shumta kanë polemikat pas dhënies së çmimi, me gazetën “BILD” që e quan skandal zgjedhjen e natës së djeshme në Paris.
“Pse përsëri Messi? Zgjedhje skandaloze. Ronaldo shumë mbrapa”, është titulli kryesor i prestigjozes gjermane./Gazeta Enigma/