Gazetares Ardiana Thaçi-Mehmetit i publikohet numri personal në grupin e burrave në “Discord”, aktivizohet Policia

Gazetares Ardiana Thaçi-Mehmetit i publikohet numri personal në grupin e burrave në “Discord”, aktivizohet Policia

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës njofton se sot në mëngjes është denoncuar në Policinë e Kosovës rasti i shpërndarjes së paligjshme të të dhënave personale të gazetares Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe ngacmimit seksual online ndaj saj.

Drejtorja Ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, së bashku me gazetaren Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe përfaqësuesin ligjor të AGK-së, avokatin Yll Zekaj, e kanë paraqitur rastin në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës.

“Rrjeti i Grave Gazetare beson që institucionet përgjegjëse do të veprojnë me urgjencë për të hetuar rastin, për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit.Rrjeti i Grave Gazetare do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ardianës dhe të gjitha gazetareve që përballen me dhunë dhe ngacmime online, duke i inkurajuar ato që të raportojnë çdo rast të tillë.”, thuhet në njoftim.

Ky është rasti i tretë i ngacmimit online të natyrës së njëjtë që gazetarja Thaçi-Mehmeti ka përjetuar, në dy vitet e fundit.

Related Articles