Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm dhe i interesuar që të mbajë edhe një mbledhje tjetër me qeverinë e Shqipërisë.
Kurti deklaroi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë barazuar, pasi që sot u mbajt mbledhja e dytë mes dy qeverive, njësoj siç ka ndodhur me Shqipërinë brenda këtij mandati.
“Me Shqipërinë i kemi mbajtur dy mbledhje tashmë, jemi barazuar sepse mbajtëm të dytën edhe me Maqedoninë e Veriut. Jam shumë i gatshëm, i vullnetshëm dhe i interesuar që sa më parë të mbajmë edhe një mbledhje me Shqipërinë. Përndryshe, 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre pavarësisht se nuk kemi mbledhje të tretë këtë mandat ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe më mirë se sa në të gjitha mandatet e mëhershme”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma