Gazetari serb: Perëndimi duhet të ofrojë garanci se në Kosovë nuk do të ketë Republikë Srpska

Gazetari serb: Perëndimi duhet të ofrojë garanci se në Kosovë nuk do të ketë Republikë Srpska

Politologu dhe gazetari nga Novi Sadi i Serbisë, Boris Varga ka thënë se nacionalistët serbë po festojnë për të dytën herë fitoren e tyre në BeH, duke ia dalë mbanë të vendosin diskursin dominues për domosdoshmërinë e shpërbërjes së këtij shteti, ekzistenca e të cilit dhe Paqja e Dejtonit janë ekskluzivisht sukses politik i Perëndimit dhe i SHBA-së, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka shtuar se është e kuptueshme që Kosova po ndjek hapat secesionistë në BeH dhe nuk e dëshiron Asociacionin e Komunave Serbe.

Sipas tij, Perëndimi duhet të ofrojë patjetër garanci më bindëse se nuk do të ketë një Republikë Sërpska të re dhe nuk do ta ndajë Kosovën.

“Nacionalistët serbë po festojnë për të dytën herë fitoren e tyre në BeH, duke ia dalë mbanë të vendosin diskursin dominues për domosdoshmërinë e shpërbërjes së këtij shteti, ekzistenca e të cilit dhe Paqja e Dejtonit janë ekskluzivisht sukses politik i Perëndimit dhe i SHBA-së. Është e kuptueshme që Kosova po ndjek hapat secesionistë në BeH dhe nuk e dëshiron Asociacionin e Komunave Serbe. Perëndimi duhet të ofrojë patjetër garanci më bindëse se nuk do të ketë një Republikë Sërpska të re dhe nuk do ta ndajë Kosovën. Ngjarjet e luftës në Ukrainë mund të ndikojnë dhe të përhapen në të gjithë këtë zonë të paqëndrueshme të tranzicionit nga Beogradi deri në Tbilisi”, ka thënë ai.

Në një intervistë për KDP, ka thënë se Rusia vazhdimisht po përpiqet të përçajë ose destabilizojë Bashkimin Evropian. Dhe sipas tij, nuk është fjala vetëm për ish-republikat sovjetike të cilave Brukseli u ofroi vitin e kaluar statusin e kandidatit dhe anëtarësimin në BE, si Ukraina, Moldavia dhe në mënyrë shumë kushtëzuar Gjeorgjia, por edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor ku janë të pranishme krizat politike dhe jostabiliteti, si Serbia, Mali i Zi, BeH, Kosova, madje edhe Maqedonia e Veriut.

“Këto ditë pamë protesta dhe konflikte me policinë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, për shkak të ligjit që e kthen këtë republikë kaukaziane nga rruga evropiane në ‘rrugën ruse’, autoritare. Një ligj të ngjashëm po përpiqet të miratojë edhe Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Në rastin e Gjeorgjisë, kjo është vetëm pika që mbushi gotën, ku qeveria e shtetit që pretendon të anëtarësohet në BE dhe NATO po sillet me përmbajtje kur është fjala për agresionin kundër Ukrainës”, ka thënë ai.

Related Articles