Emri futbollistit Drilon Hazrollaj është njëri ndër më të lakuarit në futbollin kosovar, derisa pritet që në afatin kalimtar të verës të bëj lëvizjen e madhe në karrier.
Siç është raportuar në mediat vendore, së fundmi në adresën e klubit Malisheva ka arritur një ofertë me vlerë prej 1,7 milionë euro nga një klub rus, shkruan Gazeta “Enigma”.
Megjithatë, ky informacion nuk e ka bindur gazetaren e njohur të sportit në Kosovë, Qëndresa Krelanin, e cila ka ‘ironizuar’ në llogarinë e saj përmes një publikimi, duke e quajtur “gënjeshtër” në mënyrë indirekte këtë informacion.
“30 Mars 31 Mars 1.7 milion oferta per Hazrollaj 2 Prill 3 Prill E keshtu me rradhe…” ka shkruar Krelani, duke ironizuar me 1 Prillin, ditën e gënjeshtrave.
Krelani është e njohur si ndër gazetaret më me ndikim në sportin kosovar, në veçanti futbollin. /Gazeta Enigma/