Gerrard afër rikthimit në Premierligë, kjo skuadër interesohet për lojtarin

Gerrard afër rikthimit në Premierligë, kjo skuadër interesohet për lojtarin

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, mund të rikthehet në Premierligë, por kësaj radhe si trajner.



Gerrard aktualisht është trajner i Rangers, por që mund të largohet në ditët e ardhshme. Siç raporton ‘MailSport’, Aston Villa tashmë ka filluar bisedimet me Gerrardin për të marrë drejtimin e skuadrës, e cila pak ditë më parë e shkarkoi trajnerin, Dean Smith, pas rezultateve jo të mira.

Përveç Gerrardit, Aston Villa në listë ka edhe emra si: Ralph Hasenhuttl, Thomas Frank, Kasper Hjulmand, Lucien Favre dhe Paulo Fonseca. Megjithatë, Gerrard kryeson listën e klubit dhe duan të marrin një përgjigje të shpejt nga ai.

Related Articles