Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë sot se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të jetë i bllokuar derisa Serbia refuzon ta njoh realitetin, raporton Gazeta Enigma.
Gërvalla në Samitin e Prespës ka thënë se është detyrë e secilit shtet që të punojë në ndërtimin e vendit duke luftuar korrupsionin, duke zbatuar shtetin e së drejtës për t’u bërë një rajon i vërtetë që paraqet besim për BE-në.
“Duke jetuar për 30 vjet në Gjermani, e kam parë që Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për vende që mund ta paraqesin BE-në si një monedhë për ndarje. Arti i diplomacisë i bazuar në fakte dhe në të vërteta, nuk është i lehtë, derisa bashkëpunimi rajonal është i ndërlidhur me diskriminimin. Sepse diskriminimi është toksik, i helmueshëm për ndërtimin e mirëbesimit”, ka thënë Gërvalla.