Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, thotë se është arritur në një pikë ku është e pamundur të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Ajo tha se përsëritja e këtij votimi nuk parashihet në asnjërën prej dokumenteve ligjore të Kuvendit.
“E dështuan punën e këtij Kuvendi, pa startuar ende. E dështuan, sepse Kuvendi nuk mundi të vazhdoj punën., Tani kemi hyrë nëpër procedura të ndërlikuara sepse ky votimi nuk parashihet përsëritja e tij në asnjërën prej rregulloreve dhe dokumenteve ligjore të Kuvendit. Kemi arritur në një pikë ku mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij Kuvendi.”, ka deklaruar Gërvalla në Tëvë1, transmeton Gazeta Enigma.
Gërvalla më tej shtoi se deputetët që votuan kundër raportit sot, “ngritën dorën edhe kundër mandatit të tyre”.
Atë çfarë ndodhi sot, ajo e cilësoi si “lojë”, teksa pyeti nëse do të shkojë vendi në zgjedhje shkaku i situatës së sotme.