Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpërndarë një shkrim të shefit të stafit të presidentes, Vjosa Osmani, ku shihen deklarimet e zyrtarëve të shtetit serb teksa mohojnë Masakrën e Reçakut.
Gërvalla thotë se ndërkombëtarët nuk duhet t’i bëjnë presion Kosovës për të lejuar një referendum ilegal të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
“Nuk është Kosova ajo që duhet të vihet nën presion nga miqtë e saj për të lejuar një referendum ilegal serb në tokën e saj”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo thotë se ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presioni presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, që të kërkojë falje dhe të hetojë krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë që janë kryer nën dijeninë e Vuçiqit.
“Në vend të kësaj, aleatët tanë duhet t’i bëjnë presion Vuçiqit që të rrëfejë, të kërkojë falje dhe të hetojë krimet e luftës serbe në Kosovë në dijeninë tij. Është shumë e vonuar”, ka shkruar Gërvalla./Gazeta Enigma/
It is not #Kosova that should be put under pressure by its friends to allow an illegal Serb referendum on its soil.
Instead, our allies should pressure Vučić to confess, apologize & investigate Serb war crimes in ???????? under his watch. It is long overdue.#ReçakMassacre https://t.co/cqqPWecr7U— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) January 15, 2022