Gërvalla: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia, premtim për stabilitet dhe paqe në Evropë

Gërvalla: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia, premtim për stabilitet dhe paqe në Evropë

“Jo vetëm për vendet tona, por më shumë për fëmijët dhe nipërit tanë, kjo do të ishte një premtim për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropë. Një hap i tillë do të ishte historik dhe mendojmë se është diçka që duhet të bëhet”, citohet të ketë thënë Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë takimit të sotëm me homologun e saj grek, Nikos Dendias, në Greqi, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e MPJ-së, Gërvalla këto komente i bëri teksa tha se njohja dhe respektimi i pavarësisë së Kosovës nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe këtë vend që nuk e njeh Kosovën shtet, do të ishte një lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Në këtë takim temë diskutimi ishte edhe politikës së jashtme, çështje evropiane dhe rajonale.

“Kryediplomati grek Dendias theksoi ndër të tjera se Ballkani Perëndimor duhet të shikoj kah e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Sipas Dendias, perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor është perspektivë që ka vetëm një rrugë e cila është Evropa. Mbrojtja e parimeve dhe vlerave si demokracia, shteti ligjor dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, sipas tij duhet të jenë busull politike, ekonomike dhe kulturore për vendet e Ballkanit”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim të zhvilluar të enjten, është diskutuar edhe në terma konkret për format e bashkëpunimit dypalësh.

“Kosova e vlerëson Greqinë si një shtet mik dhe partner dhe e çmon për konstruktivitetin në raport me agjendën evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Gërvalla, duke shtuar se Kosova ndodhet në fazën e shqyrtimit të opsioneve më të mira sa i përket strategjisë energjetike.

“E ardhmja jonë energjetike ngërthen në vete energjinë tradicionale dhe të ripërtrishme. Ne jemi në kontakt me miqtë tanë për opsionet për tranzicionin sfidues në këtë fushë. Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt të ngushtë me Greqinë për detajet dhe për vendimet tona në këtë drejtim”, tha tutje ministrja / Gazeta Enigma.

Related Articles