Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se po përgatiten që vitin e ardhshëm ose së paku deri në fund të këtij mandati, të paraqesin kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Gervalla tha se në çdo takim që kanë me përfaqësues ndërkombëtar, marrin lavdërime për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, derisa lidhur me marrëveshjen në mes Kosovës dhe Danimarkës për të burgosurit, ka thënë se kjo është shenjë e progresit që ka bërë Kosova në këtë fushë.
“Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë është afër dhe larg. Momentalisht nuk presim ndonjë zhvillim derisa përfundojnë zgjedhjet në Serbi. Vuçiq do ta përdorë Kosovën dhe do ta ashpërsojë gjuhen edhe më shumë. Ne jemi dëshmitar edhe të deklaratave të Vulinit të cilat janë shumë shoviniste. Ne shkojmë në dialog të përgatitur, kryeministri Kurti është i vetmi që ka propozuar 4 çështje dhe presim që edhe ndërmjetësuesi të jetë edhe më serioz”, tha ajo në Kanal 10.
Sipas saj, ShBA dhe shtetet partnerë të BE-së, thonë se sa i përket serbëve në Kosovë duhet të gjendet një zgjedhje të përshtatshme për Kosovën dhe Serbinë./Gazeta Enigma/