Gërvalla: Qytetarët të ushtrojnë presion ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin

Gërvalla: Qytetarët të ushtrojnë presion ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin

Deputetja Donika Gërvalla ka ripërsëritur se Albulena Haxhiu mbetet kandidatja e vetme për kryeparlamentare, raporton Gazeta Enigma.

Teksa po hynte në Kuvend për seanc⌂n e sotme, Gërvalla, ka kërkuar që qytetarët të bëjnë presion publik ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin.

“Ne kemi thënë që Albulena Haxhiu është kandidatja jonë. Femra më e votuar në vend. Nuk ka asnjë arsye, asnjë grup ta refuzojë. Jo vetëm personalitet i jashtëzakonshëm, por edhe person që ka dëshmuar përkushtimin e saj për këtë vend. Opozita nuk duan ta pranojnë vullnetin e qytetarëve. Dihet kujt i takon kryetari i Kuvendit. Partia fituese e cakton emrin, edhe votohet kryetari i Kuvendit”, theksoi ajo.

“Bllokimi i konstituimit të institucioneve, tregon që opozita ende nuk është kthjellur. I bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presion publik ndaj atyre që bllokojnë Kuvendin”, tha Gërvalla.

Related Articles