Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.
Ajo ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë atë që ai ka bërë për popullin e saj.
“Ishte nder i madh ta takoja dhe të diskutoja zhvillimet e fundit dhe çështjet e jashtme me Presidentin Clinton. Kosova nuk do të harrojë kurrë se ishte ai që vendosi t’i shpëtonte njerëzit tanë nga gjenocidi”, është shprehur Gërvalla.
“Bill Clinton do të ketë një vend të veçantë në historinë dhe zemat tona”, ka thënë ajo.