Nagavci: Shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen

Nagavci: Shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka komentuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave kundër coronavirusit, ku përfshihet edhe hapja e shkollave dhe çerdheve nga data 27 shtator.

Nagavci thotë se shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen.

“Arsimi cilësor mund të ofrohet vetëm në shkolla. Prandaj, edhe shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, në konferencën e mbajtur për media, Vitia deklaroi se tashmë në të gjitha institucionet publike dhe private që punojnë me palë, do të kërkohet certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse që dëshmojnë që punonjësi nuk është i infektuar me COVID-19 dhe se do të hapen edhe shkollat dhe çerdhet.

“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënë. Maksimumi i nxënësve të ledhuar në klasë do të jetë 20”, ka thënë Vitia.

Related Articles