Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se kompletimi i bordit të BQK-së, është nevojë e menjëhershme për sistemin financiar në vend.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka pasur rol krucial në stabilitetin financiar në Kosovë.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se BQk përkundër mungesës së Bordit të BQK-së, ky institvuoin ka luajtur rol shuam të rëndësishëm të mbarëvajtjen e sistemit financiar në vend.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka pasur rol krucial në stabilitetin financiar në Kosovë, edhe pëkrundër pandemisë Covic19, e cila ka goditur shumë rëndë të gjtha ekonomitë e botës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është duke e bërë një punë fenomenale, por ajo duhet ta ketë boridn e kompletuar, por që nuk varet nga ajo se kur druhet ta ketë të kompletuar borditn, por varet nga institucionet qendrore të Kosovës, në këtë rast Kuvendi i Kosovës. Po ashtu dua të besoj se BQK-ja do ta ketë ligjin e ri, e në këtë ligj duhet të jetë edhe mundësia e themelimit të fondeve investive, kjo do të bënte që paratë e ksoovarëve të investohen në këto fonde dhe t ëmos shkojnë në fonde të huaja”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përcjellë Gazeta “Enigma“.
Ndryshe më parë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se si pasojë e përfundimit të mandatit të tre anëtarëve joekzeuktivë, Bordi i BQK-së ka mbetur pa numrin e nevojshëm të anëtarëve për funksionimin e këtij bordi. BQK-ja nga ana e saj ka realizuar me kohë të gjitha detyrat lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së, duke filluar që nga shpallja e konkursit, seleksionimi, intervistimi dhe procedimi i listës së ngushtë të kandidatëve në Kuvendin e Kosovës. Me gjithë këtë, si pasojë e numrit të pamjaftueshëm të votave (të nevojshme në Kuvend për zgjedhjen e anëtarëve joekzekutivë të Bordit), Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të bëjë zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të BQK-së, duke pamundësuar kështu funksionimin e këtij Bordi. Aktualisht, në Bordin e BQK-së janë tri pozita të lira, për plotësimin e të cilave BQK-ja ka dërguar në Kuvendin e Kosovës listën e kandidatëve për përzgjedhje, të cilët pritet të procedohen tutje për votim nga Kuvendi i Kosovës. BQK-ja, në të gjitha takimet me institucionet relevante të vendit, në vazhdimësi e ka ngritur urgjencën e plotësimit të vendeve të lira në Bordin e BQK-së, duke theksuar kufizimet që po i shkaktohen funksionimit të këtij institucioni si pasojë e mungesës së kuorumit të Bordit.
Njëra ndër këto kufizime ka të bëjë pikërisht me nevojën e aprovimit të buxhetit të BQK-së, kompetencë kjo e Bordit të BQK-së. Në pamundësi të aprovimit të buxhetit në Bordin e BQK-së, si pasojë e mungesës së kuorumit të këtij Bordi për të marrë vendime, BQK-ja ka shfrytëzuar aktet e brendshme juridike, të cilat parashohin që në rast të pamundësisë së aprovimit të Buxhetit për vitin e ri kalendarik, BQK mund të shfrytëzojë buxhetin e vitit paraprak duke u mbështetur në parimin 1/12, që do të thotë se për secilin muaj të vitit të ri kalendarik mund të shfrytëzohet buxheti i ndarë për muajin përkatës të vitit paraprak. Në takimin informues të anëtarëve të mbetur të Bordit të BQK-së është trajtuar çështja e buxhetit, në të cilin takim është dakorduar që përdorimi i buxhetit të bëhet konform rregullativës në fuqi.
Kujtojmë se kjo vlen vetëm për qëllime të financimit të shpenzimeve operacionale, ashtu edhe siç është aplikuar nga ana e BQK-së gjatë këtij viti.
Rrjedhimisht, përdorimi i buxhetit nga ana e BQK-së është në pajtueshmëri me aktet juridike në fuqi.
Pamundësia e shfrytëzimit të buxhetit do të nënkuptonte ndërprerjen e aktiviteteve të BQK-së, me pasoja shumë të rënda për funksionimin normal të ekonomisë, por edhe të vet shtetit të Kosovës. Këto pasoja, mes tjerash, do të përfshinin ndërprerjen e menjëhershme të sistemit të pagesave; ndërprerjen e shërbimeve bankare që BQK-ja ofron për Qeverinë e Kosovës, përfshirë këtu edhe pagesat në emër të qeverisë; ndërprerjen e procesit të furnizimit të ekonomisë me para të gatshme, si dhe ndërprerjen e procesit të mbikëqyrjes së institucioneve financiare, proces ky i domosdoshëm për të siguruar stabilitetin financiar, duke përfshirë ruajtjen e depozitave të qytetarëve dhe bizneseve dhe interesave të të siguruarve të kompanive të sigurimeve.
Prandaj, BQK-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet që i mundëson korniza ligjore për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit të saj, që është një ndër parakushtet më të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit makro-financiar si objektivë parësore e përcaktuar me ligjin për BQK-në, si dhe mundësimin e funksionimit normal të ekonomisë dhe shtetit të Kosovës.