Trajneri i Kombtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur rreth barazimit ndaj Andorrës në ndeshjen e vlefshme për rrugë në Euro 2024.
Giresse mendon se rastet e humbura ndikuan në rezultatin e barabartë. Kurse ende shpreson në kualifikim
“Nuk konkretizuam raste. Ne do të vazhdojmë të japim maksimumin. Është shumë herët që të themi se gjithçka është kryer. Është herët të dorëzohemi. Kemi ndeshje të vështira, por nuk duhet të dorëzohemi”, tha pas ndeshjes trajneri francez
Me këtë barazim, Kosova tani shkon në kuotën e dy pikëve në pozitën e tretë. Kurse, Andorra fiton pikën e parë dhe pozicionohet në vendin e katërt.