Giresse: Jemi në gjendje të vështirë para ndeshjes me Greqinë

Giresse: Jemi në gjendje të vështirë para ndeshjes me Greqinë

Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Nations League.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës Alain Giresse tha se gjenden në situatë të vështirë para ndeshjes me Greqinë.

Ai e veçoi ne këtë paraqitje Donat Rrudhanin, futbollistin që debutoi sonte me Kosovën.

“Çka është më rendësi është fitorja.Në ndeshje ka situata të tilla ku ne gjendemi në vështirësi. Çka është e sigurt është se ne gjendemi në situatë të vështirë me mungesa, si dhe kartonët që i morëm sot. Nuk do të jetë e lehtë ndaj Greqisë. Do ta veçoja Rrudhanin, i cili luajti edhe në një pozitë jo të natyrshme”, tha Giresse.

Related Articles