Gjakovari e bën për spital të dashurën e tij

Gjakovari e bën për spital të dashurën e tij

Një person në Gjakovë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën janë në lidhje dashurie. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Related Articles