Numri i mërgimtarëve që vijnë për pushime në Kosovë po vazhdon të jetë i madh.
Disa prej tyre kanë treguar sa para i shpenzojnë në Kosovë gjatë pushimeve.
Njëri prej tyre që tregoi se është nga Gjakova e prej vitesh jeton në mërgim, tha se zakonisht ka dëshirë dhe pret që t’i paguajnë këtu.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës për të dytën ditë me radhë do të mbajë edhe sot dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë ta vizitojnë dhe të takohen me deputetë.
Kjo në kuadër të ditës së dytë të organizimit tashmë tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti, nga ora 8:00 – 16:00”, njofton Kuvendi i Kosovës.