Gjakovë: Babai rrah vajzën pasi doli natën pa dijeninë e tij, përfundon në pranga të Policisë

Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, ka rënë në pranga sot një person në fshatin Osek Hylë në Gjakovë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u arrestua po dyshohet për dhunë fizike ndaj vajzës së tij, pas një konflikti verbal që kishin pasur mes vete.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 17-vjeçare, e cila u rrah nga babai i saj, pasi kishte dalë nga shtëpia në mbrëmje pa dijeninë e tij dhe për pasojë e pësoi keq.

Si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles