Një grua është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, në rrugën Beqir Kastrati, rreth orës 09:12.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e saj në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Enigma.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,” njofton policia. Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar./GazetaEnigma/