Gjakovë: Gjendet pa shenja jete një person

Gjakovë: Gjendet pa shenja jete një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të premten rreth orës 17:54, një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Fadil Nimani, Gjakovë 18.08.2023-17:54. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Related Articles