Gjenden mjete të pashpërthyera në Han të Elezit, intervenon KFOR-i amerikan dhe FSK-ja

Gjenden mjete të pashpërthyera në Han të Elezit, intervenon KFOR-i amerikan dhe FSK-ja

Policia e Kosovës, ka njoftuar se roja i një pylli ka raportuar në polici se kishte vërejtur disa mjete të pashpërthyera.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:15 në fshatin Neqavc, në Han të Elezit.

Sipas raportit të policisë thuhet se tërheqjen e mjeteve te dyshimte e kanë bërë njësiti i deminimit të KFOR-it amerikan dhe njësiti i FSK-së

“Dëshmitari mashkull  kosovar, roje e pyllit, ka raportuar se kishte vërejtur disa mjete të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore në sigurimin e vendit të ngjarjes. Tërheqjen e mjeteve te dyshimte e kanë bërë njësiti i deminimit të KFOR-it amerikan dhe njësiti i FSK-së”, thuhet në raport. 

Related Articles