Të mërkurën, një grua nga Gjakova ka njoftuar Policinë se e ka gjetur bashkëshortin e saj të vdekur, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu, Policia ka njoftuar se afër trupit të viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
Policia ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Gjakovë, 23.06.2021-13:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga bashkëshortja e tij femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes afër viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Enigma.