Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një gjakovar pasi që i njëjti kishte kërcënuar ish të dashurën e tij.
Siç njofton Policia, ai kishte kërcënuar ish të dashurën me privim nga jeta në qoftë se ajo krijon një lidhje të re.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë atë me privim nga jeta nëse ajo krijon ndonjë lidhje të re me personin tjetër, apo e lajmëron policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Enigma/