Gjakovë: Një burrë bëhet për spital pasi e zë rryma duke punuar

Gjakovë: Një burrë bëhet për spital pasi e zë rryma duke punuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pronar i një firme i cili së bashku me një punëtor kishin qenë duke kryer disa punime në një shtëpi private, teksa viktima kishte pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës.

Siç njofton Policia, viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK ku është duke marrë tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Molliq të Gjakovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një firme i cili së bashku me viktimën mashkull kosovar kishin qenë duke kryer disa punime në një shtëpi private, viktima kishte pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, njofton policia. /Gazeta Enigma/

Related Articles