Një grua nga Gjakova ka raportuar në polici së është sulmuar fizikisht nga një familjare e saj gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti është regjistruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.