Gjashtë ministrat e Jashtëm nga vendet e Ballkanit Perëndimorë – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina – do të priten nesër në një takim nga homologët e tyre të bllokut të BE-së, në Luksemburg, njofton Gazeta Enigma.
Në agjendën e Këshillit të Punëve të Jashtme të publikuar ditë më parë thuhet se kryediplomatët e vendeve evropiane takohen nga ora 08:30 dhe se takimi do të drejtohet nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës, dhe më pas do të ketë një diskutim mbi situatën në Lindjen e Mesme.
“Takimi do të vazhdojë me një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në agjendën e Këshillit të Punëve të Jashtme. /Gazeta Enigma