Edhe sot rastet e dhunës në familje nuk mungojnë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Gjashtë raste të dhunës në familje janë publikuar nga Policia pasi të njëjtit kanë raportuar për dhunën që është ushtruar ndaj tyre, raporton Gazeta “Enigma’.
Fushë Kosova prin me dy raste të dhunës në familje, duke u pasuar me një rast tjetër në Drenas, një në Lipjan, Klinë dhe një në Pejë.
“Fushë Kosovë 13.08.2024-00:08. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte shkaktuar dhunë psikike. Në këtë mosmarrëveshje janë përfshi edhe dy të dyshuarit fëmijët e tyre ku edhe janë rrahur në mes vete. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.
“Fushë Kosovë 13.08.2024-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
“Drenas 09.08.2024-09:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike. Palët janë shoqëruar në stacionin policore dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.
“Lipjan 12.08.2024-23:59. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.
“Klinë 12.08.2024-23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje u kishte shkaktuar dhunë psikike dy viktimave, djalit të tij dhe bashkëshortes së djalit. I njëjti i kishte kanosur me armë duke gjuajtur në ajër. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Pejë 13.08.2024 ,NN. Dy ankuesit një femër kosovare dhe një mashkull kosovar, kanë njoftuar se e dyshuara femër kosovare-nusja e djalit, ushtron dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj 3 dhe 4 vjeçar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia përmes raportit 24 orësh. /Gazeta Enigma/