Gjashtë të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan, të përfshira tri vetura

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan, të përfshira tri vetura

Gazeta Enigma ka raportuar për një aksident që ndodhi orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një kamion.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë  Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.  Për pasojë gjashtë  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.  Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Related Articles